Zëvendëskryeministri turk, Lütfi Elvan ka vënë në dukje se kanë marrë disa masa që bizneset e dëmtuara si rezultat i sulmeve të organizatës terroriste të mos mbeten në situata të vështira
Zëvendëskryeministri turk, Lütfi Elvan, i ftuar në panelin editorial të Anadolu Agency ka folur në lidhje me çështjet aktuale në rendin e ditës. Elvan ka deklaruar se: “Deri tani janë vrarë afërsisht 200 anëtarë të afërt me organizatën terroriste. Operacionet tona do të vazhdojnë deri kur këto rajone dhe lagje të pastrohen nga organizata terroriste”.
Zëvendëskryeministri turk ka vënë në dukje se kanë marrë disa masa që bizneset e dëmtuara si rezultat i sulmeve të organizatës terroriste të mos mbeten në situata të vështira dhe ka shtuar se nëse do të jetë e nevojshme mund të marrin edhe masa shtesë.
Gjithashtu Elvan, ka folur edhe për vizitën në Rusi të bashkëkryetarit të HDP-së (Partisë Demokratike të Popujve), Selahattin Demirtaş ku ka pohuar se “ky popull kryesisht ato që kanë votuar HDP-në me këtë vizitë në Rusi e kanë vërejtur shumë qartë se si është Demirtaş dhe partia HDP se si kanë tradhtuar këtë vend. Ky është Demirtaş i cili me saze në dorë shëtit nga një kanal televiziv në tjetrin për ta paraqitur të shkëlqyer në disa organe të mediave. Mos vallë Demirtaş vajti atje me sazen e tij? A mos shkoi për të luajtur me saze për Lavrovin, Putinin, për çfarë vajti?”.
Elvan në lidhje me vendimin e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Rusia ka theksuar më tej se: “Do ta vërejmë se çfarë sanksionesh do të vendosin. Sigurisht që edhe ne do të hedhim hapat tonë nëse ndjekin një qasje të tillë. Edhe ne kemi planin B, planin C dhe këto janë të gjitha gati. Ne kemi hapat tonë që do ti mund të hedhim nëse Rusia zbaton ndonjë sanksion”./AA/