Fillimi LajmeFokusOKB: Në vitin 2050 popullsia e botës 9.7 miliardë, India do të kalojë Kinën

OKB: Në vitin 2050 popullsia e botës 9.7 miliardë, India do të kalojë Kinën

nga Shekulli Agency

-india

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, numri i popullsisë së botës deri në vitin 2030 do të rritet në 8.5 miliardë, në 2050 në 9.7 miliard, dhe në vitin 2100, popullsia e botës do të arrijë në 11.2 miliardë.

 

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara në vitin 2050 popullsia e botës pritet të shkojë në 9.7 miliardë, ndërsa në vitin 2022, India do të arrij numrin e popullsisë më të madhe në botë duke lënë pas Kinën.

Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport të përditësuar mbi numrin e pritshëm të popullsisë së botës, i cili thotë se aktualisht në botë jetojnë 7.3 miliardë njerëz.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, numri i popullsisë së botës deri në vitin 2030 do të rritet në 8.5 miliardë, në 2050 në 9.7 miliard, dhe në vitin 2100, popullsia e botës do të arrijë në 11.2 miliardë.

Raporti thekson se në katër dekadat e ardhshme, norma më e lartë e lindjeve do të regjistrohet në Indi, Nigeri, Pakistan, Republikën Demokratike të Kongos, Etiopi, Tanzani, Shtetet e Bashkuara, Indonezi dhe Ugandë.

Afrika në të ardhmen do të shënojë rritjen më të lartë të popullsisë, dhe Kombet e Bashkuara thonë se gjysma e rritjes së popullsisë botërore deri në vitin 2050 do të realizohet në këtë kontinent.  Popullsia e këtij kontinenti që tashmë kap shifrën e 1.2 miliardëve në 2100 pritet të shkojë në 4.4 miliardë.

Ndryshe nga Afrika, Evropa pritet të ketë rënie të popullsisë në vitet e ardhshme. Është vlerësuar se nga 738 milionë që është tani popullsia e këtij kontinenti në 2100 do të ulet në 646 milionë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies