Fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë pasur nivel të ulët të vitaminës D vuajnë nga problemet dhëmbëve, njoftojnë shkencëtarët kanadezë.
jë studim i realizuar në Universitetin e Manitobës bazohet në përcjelljen e nivelit të vitaminës D te 206 pjesëmarrës, të cilat kanë qenë në tremujorin e dytë të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.
Nga ky numër, vetëm 21 (10%) e shtatzënave kishin pasur nivel adekuat të vitaminës D.
Hulumtuesit supozojnë se mungesa e vitaminës D te këto femra është si pasojë e konsumimit të pamjaftueshëm të qumështit dhe vitaminave shtese prenatale, shumë të nevojshme.
Analiza e mëtutjeshme ka treguar se niveli i ulët i vitaminës D te nënat ka të bëjë me prirjen e fëmijëve të tyre për t’iu dëmtuar smalti i dhëmbëve. Po ashtu edhe dëmtimin e përgjithshëm të dhëmbëve në fëmijërinë e hershme, njofton revista “Pediatrics”.
