Fillimi LajmeFokusFacebook shënon rekord, në një ditë u përdor nga një miliard njerëz

Facebook shënon rekord, në një ditë u përdor nga një miliard njerëz

nga Shekulli Agency

sh-facebook

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi se të hënën Facebook-un e ka përdorur çdo i shtati banorë i rruzullit tokësor.

 

Rrjeti social Facebook për herë të parë përdoret nga një miliard njerëz në një ditë.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi se të hënën Facebook-un e ka përdorur çdo i shtati banorë i rruzullit tokësor.

Facebook në qershor të këtij viti kishte 968 milionë përdorues aktivë në ditë. Rrjeti social ka 1.5 miliardë përdorues që janë aktivë të paktën një herë në muaj.

Numri i përdoruesve arriti në një miliard në tetor 2012.

Gjithashtu është interesante se shumica e përdoruesve të Facebook jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies