Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia do ta kishte të pamundur të luftonte kundër terrorizmit në qoftë se nuk do t’i realizonte avancimet që i ka bërë në industrinë e mbrojtjes në 15 vitet e fundit.
“Në qoftë se Turqia nuk do t’i realizonte avancimet në industrinë e mbrojtjes në 15 vitet e fundit, lëre që do ta kishte të pamundur të zhvillojë operacionin ‘Dega e Ullirit’ sot, por as që do të mund të zhvillonte edhe operacionet antiterroriste brenda kufijve të saj”, tha Erdoğan në një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.
“Falë Zotit, vendi ynë aktualisht ka një industri të mbrojtjes me kapacitet për prodhim në vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh dhe eksporte në vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Megjithatë, Partia Popullore Republikane (CHP) nuk është në dijeni për këtë gjë”, shtoi presidenti i Turqisë.