Fillimi PolitikëOpozitarët sirianë në Soçi do të përfaqësohen nga delegacioni turk

Opozitarët sirianë në Soçi do të përfaqësohen nga delegacioni turk

nga Shekulli Agency

Opozitarët sirianë kanë vendosur të mos marrin pjesë në Kongresin e Dialogut Kombëtarë për Sirinë që zhvillohet në Soçi dhe kanë autorizuar Turqinë për t’i përfaqësuar në këtë kongres.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se delegacioni i opozitarëve sirianë të cilët janë nisur nga Ankaraja për të marrë pjesë në “Kongresin e Dialogut Kombëtarë për Sirinë” që zhvillohet në Soçi të Rusisë kanë kundërshtuar të hyjnë në vend për shkak të fotografive dhe logot me flamujt e regjimit të vendosura me rastin e kongresit në aeroport dhe në qendrën e kongresit.

Për këtë arsye opozita siriane ka vendosur të mos marrë pjesë në kongres dhe autorizimin për t’i përfaqësuar në këtë kongres i kanë dhënë Turqisë.

Ndërkohë që bëhet e ditur se do të ndiqen nga Turqia punimet për formimin e Komisionit të kushtetutës i cili pritet të shpallet në këtë kongres.

Lidhur me këtë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergey Lavrov.

Opozitarët arabë, turkmenë dhe kurdë të cilët mbrëmë mbërritën nga Ankaraja në Soçi për të marrë pjesë në kongres, refuzuan të hynin në vend pasi vërejtën se në afishet në aeroport ishin vetëm flamujt e regjimit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies