Fillimi LajmeEgjipti 48 orë afat ambasadorit të Katarit që ta lëshojë vendin

Egjipti 48 orë afat ambasadorit të Katarit që ta lëshojë vendin

nga Shekulli Agency

Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Katarin, Egjipti i ka dhënë afat prej 48 orësh ambasadorit të Katarit Sejf bin Mukaddem për ta lëshuar vendin.

Në njoftimin e sotëm me shkrim nga Ministria e Jashtme e Egjiptit thuhet se ambasadori i Katarit në Egjipt është thirrur në Ministrinë e Jashtme, ku është informuar se ka afat prej 48 orësh për ta braktisur vendin.

Siç theksohet në deklaratë, përmes një note diplomatike Egjipti edhe zyrtarisht e ka njoftuar ambasadorin e Katarit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, kurse të ngarkuarit diplomatik të Egjiptit në Doha po ashtu i është dhënë urdhëri të kthehet në Egjipt brenda 48 orëve.

Ndryshe, sot më herët Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe Jemeni njoftuan për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Bllokadës diplomatike kundër Katarit iu bashkangjitën edhe Ishujt Maldive dhe qeveria libiane e Tebrukut, e cila mbështet gjeneralin puçist Halife Hafter, që nuk ka legjitimet ndërkombëtar.

Tensionet diplomatike midis vendeve u përshkallëzuan pas hakimit të agjencisë zyrtare të lajmeve Katar, QNA, në të cilën u publikuan informacione “kundër SHBA-ve dhe pro-Iranit”, të cilat iu atribuuan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Edhe pse autoritetet e Katarit menjëherë kishin dalë me deklaratë për të njoftuar për sulmin kibernetik ndaj QNA-së dhe për të përgënjeshtruar deklaratat e plasuara, mediat e Arabisë Saudite dhe EBA-ve vazhduan të përdorin deklaratat e atribuuara Al Thanit.

Teksa kanalet televizive Al Arabiya dhe SKY News Arabia që transmetojnë nga EBA-të vazhduan me publikimet e tyre edhe krahas deklaratave zyrtare, Arabia Saudite, EBA-të dhe Egjipti ndaluan qasjen në të gjitha mediat me origjinë nga Katari.

Më 3 qershor në internet u përhapën disa e-maile që pretendohet se i përkasin ambasadorit të EBA-ve në Uashington Jusuf el-Utejbe dhe të cilat ishin vjedhë nga grupe hakerësh, në të cilat pohohej se ambasadori ka marrëdhënie të afërta me fondacionin pro-izraelit për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD) dhe se përpiqen të zhvillojnë politika të përbashkëta kundër Turqisë dhe Katarit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies