Fillimi Politikë“Turqia e gatshme të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Katarit dhe shteteve arabe”

“Turqia e gatshme të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Katarit dhe shteteve arabe”

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavusoğlu, tha se është e nevojshme që të vazhdohet dialogu për zgjidhje paqësore të krizës në marrëdhëniet midis Katarit dhe disa shteteve arabe që ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me të, raporton (AA).

“Në çdo rast, dialogu duhet të vazhdojë, në mënyrë që kriza të zgjidhet në mënyrë paqësore. Turqia ndihet e pikëlluar për situatën aktuale në rajon. Ne do të japim çdo mbështetje për normalizimin e situatës”, ka thënë Çavusoğlu, pas një takimi me kreun e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel, në Ankara.

Ndryshe, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni këtë mëngjes ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë për destabilizim të rajonit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies