Fillimi LajmeDeputeti irlandez kritikon BE-në për “hipokrizi” ndaj Palestinës

Deputeti irlandez kritikon BE-në për “hipokrizi” ndaj Palestinës

nga Shekulli Agency

Deputeti irlandez Gino Kenny tha se Bashkimi Evropian (BE) ishte i shpejtë për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë pas një uljeje emergjente të një avioni në Minsk si rezultat i një njoftimi për bombë, ndërsa ishte “hipokrite” kur bëhej fjalë për sulmet izraelite ndaj Palestinës.

Në fjalën e tij në parlamentin irlandez, Kenny kritikoi BE-në për mosndërmarrjen e ndonjë veprimi dhe vendimi për sanksione kundër sulmeve të Izraelit ndaj popullit palestinez.

“Hipokrizia e BE-së është e pabesueshme”, tha deputeti irlandez, duke nënvizuar se BE-ja njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, por kurrë nuk vendosi sanksione ndaj Izraelit, i cili vrau më shumë se 65 fëmijë palestinezë disa ditë më parë.

“BE-ja ka qenë e shpejtë për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë, por bota mbetet e heshtur edhe pse më shumë se 65 fëmijë palestinezë u vranë nga shteti izraelit”, tha Kenny.

Duke theksuar nevojën për dërgimin e një mesazhi të qartë solidariteti me popullin palestinez, Kenny tha që “shteti racist i Izraelit” duhet të izolohet.

Ndryshe, sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat filluan më 10 maj, përfunduan më 21 maj pas një armëpushimi me Hamasin. Në sulmet izraelite në Gaza jetën humbën 254 persona, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies