Fillimi EkonomiSHBA dhe Kina bien dakord se “zhvillimi i tregtisë dypalëshe është i rëndësishëm”

SHBA dhe Kina bien dakord se “zhvillimi i tregtisë dypalëshe është i rëndësishëm”

nga Shekulli Agency

Zyrtarët e lartë të tregtisë të Kinës dhe SHBA-së zhvilluan sot një bisedë telefonike, ku të dy palët e quajtën bisedën një “shkëmbim të sinqertë”, transmeton (AA).

Zëvendëskryeministri dhe shefi i palës kineze të dialogut ekonomik gjithëpërfshirës Kinë-SHBA, Liu He tha se patën një bisedë telefonike me homologen e tij amerikane, përfaqësuesen e Tregtisë, Katherine Tai, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.

“Të dy palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, praktike dhe konstruktive në frymën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë kineze të Tregtisë.

Të dy palët ranë dakord se “zhvillimi i tregtisë dypalëshe është shumë i rëndësishëm” përveç shkëmbimit të pikëpamjeve mbi “shqetësimet e ndërsjella dhe u pajtuan për vazhdimin e mbajtjes së komunikimit”, thuhet në deklaratë.

Kjo është hera e dytë nën administratën e Bidenit që të dy palët kanë zhvilluar shkëmbime të nivelit të lartë që nga takimi i diplomatëve të lartë në Alaska në mars.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë, kanë përjetuar krizë të thellë, veçanërisht gjatë administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Tregtia midis SHBA-së dhe Kinës arrin në rreth 560 miliardë dollarë.

Veçmas, një deklaratë nga zyra e Tai në Washington tha se ata diskutuan rëndësinë e marrëdhënieve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.

“Gjatë shkëmbimit të tyre të sinqertë, Tai diskutoi parimet udhëzuese të politikës tregtare të punonjësve të Administratës Biden-Harris dhe rishikimin e saj të vazhdueshëm të marrëdhënieve tregtare SHBA-Kinë, duke ngritur gjithashtu çështje shqetësuese”, thuhet në deklaratë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies