Fillimi LajmeÇavuşoğlu: Luftëtarët e huaj terroristë që Turqia i deporton, lirohen

Çavuşoğlu: Luftëtarët e huaj terroristë që Turqia i deporton, lirohen

nga Shekulli Agency

Mevlut-Çavusoglu

Në lidhje me tërheqjen e sistemeve raketore “Patriot” që Gjermania dhe SHBA kanë vendosur në Turqi ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu tha se këtë nuk e shikojnë si një gjë politike dhe se nuk e perceptojmë as edhe si ndonjë..

 

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendet të cilat kanë pretenduar se “Turqia nuk e bëri pjesën e saj ose mund të bëjë më shumë në lidhje me luftëtarët e huaj terroristë”,  luftëtarët e huaj terroristë që Turqia i ka kthyer mbrapsht ato i kanë liruar.

Çavuşoğlu në një program televiziv në Kanal 24 iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës. Pasi i është rikujtuar situata në lidhje me pretendimet se ka përpjekje për të krijuar perceptimin se Turqia mbështet DEASH, Çavuşoğlu, ka deklaruar se: ” Për shembull personat që kemi deportuar në çështjen e luftëtarëve të huaj terroristë disa prej tyre janë kthyer mbrapsht. Si ka mundësi? vendet të cilat në lidhje me luftëtarët e huaj terroristë kanë pretenduar se ‘Turqia nuk e bëri pjesën e saj ose mund të bëjë më shumë” luftëtarët e huaj terroristë që Turqia i ka kthyer mbrapsht ato i lirojnë. Ato ne i shikojmë përsëri në aeroportet dhe kufijtë tanë. Sigurisht që ne i refuzojmë, nuk i pranojmë të hyjnë, por si ka mundësi një gjë e tillë? Disa nga bashkëbiseduesit tanë kësaj i thonë “liri e udhëtimit”.

Çavuşoğlu, duke vënë në dukje se Turqia është aktive kundër luftëtarëve të huaj terroristë ka pohuar se: “Numri i personave që kemi vendosur ndalimin e hyrjes ka kaluar 18 mijë. Ndërsa numri i luftëtarëve të huaj terroristë që kemi kapur në kufij dhe i kemi deportuar është mbi 1 mijë e 900 persona. Si dhe numri i personave që kemi pikasur në aeroporte dhe i kemi kthyer mbrapsht është mbi 1 mijë e 500 persona.

Ndërsa në lidhje me tërheqjen e sistemeve raketore “Patriot” që Gjermania dhe SHBA kanë vendosur në Turqi Çavuşoğlu tha se këtë nuk e shikojnë si një gjë politike dhe se nuk e perceptojmë as edhe si ndonjë sjellje ndaj Turqisë.

– Operacionet kundër PKK-

Çavuşoğlu, i cili ka folur edhe për operacionet kundër PKK është shprehur se: “Çfarë duhet të bëjmë ne teksa PKK vazhdon aktet terroriste? të ndërmarrim operacione ndaj PKK. Jemi të detyruar të sigurojmë rendin publik dhe sigurinë e jetës. Ato që vuajnë më shumë sot nga organizata terroriste PKK janë vëllezërit kurdë në lindje dhe juglindje. Ata atje përjetojnë persekutime dhe janë nën presion. Rrëmbejnë të rinjtë nga shtëpia dhe i dërgojnë në mal. Zhvatja, shtypja, persekutimi, duke përfshirë edhe pengimin e shërbimeve të ardhshme bëjnë çdo lloj persekutimi. Edhe ata që dëshirojnë më shumë operacionet janë vëllezërit tanë të matur”.

– Marrëdhëniet me Iranin-

Çavuşoğlu duke i cilësuar si “të shëmtuara dhe shpifje” lajmet kundër Turqisë në Iran ka shtuar se: “Ne ia kemi transmetuar atyre. Janë shumë të shëmtuara. Gënjeshtra dhe shpifje në mënyrë që nuk i përshtaten një muslimani dhe Islamit. Nuk janë të pranueshme gënjeshtrat dhe shpifjet ndaj fëmijëve të Presidentit, nuk janë njerëzore. Sigurisht Irani mund të shqetësohet nga politikat tona objektive në rajon sepse ne e shprehim në çdo platformë se jemi kundër politikave sektare të Iranit. Ia shprehim edhe në fytyrë”.

– Prokurorët të cilët u larguan nga vendi-

Ndërsa në një pyetje nëse do të ekstradohen apo jo nga Gjermania ish- prokurorët Zekeriya Öz dhe Celal Kara të cilët janë larguar nga vendi, ministri Çavuşoğlu në përgjigjen e tij tha: “Ne nga Gjermania kemi kërkuar ekstradimin e shumë personave me dokumente, me vendime gjyqësore. Por Gjermania me atë shkak, me këtë shkak nuk hedhur hapat e duhur për këtë çështje. Këtu përfshihen anëtarë të PKK, DHKP-C”.

Çavuşoğlu i cili u shpreh më tej se “Këto janë listën e terrorizmit të BE-së, për këtë arsye ankesa jonë nuk është vetëm për Gjermaninë për është e vlefshme edhe për Belgjikën dhe vendet e tjera” ka theksuar gjithashtu se “Procesi në lidhje me ish-prokurorët që janë larguar është një proces serioz. Pritet që Gjermania të zbatojë detyrën e saj ligjore mbi këtë çështje”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies