Fillimi LajmeBotaZyrtarët e BE-së dënojnë ekzekutimet në Arabinë Saudite

Zyrtarët e BE-së dënojnë ekzekutimet në Arabinë Saudite

nga Shekulli Agency

Edhe kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, përmes Twitter-it dënoi ekzekutimet në Arabinë Saudite dhe porositi se është i tepërt ekzekutimi edhe i vetëm një njeriu.

Federica-Mogherin-436654Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dënoi ekzekutimet e djeshme të dënimeve me vdekje në Arabinë Saudite dhe paralajmëroi se kriza e sapokrijuar do të mund të shkaktojë përleshje ndërsektare muslimane.

Mogherini, në një deklaratë dënoi ekzekutimin e 47 personave të dyshuar për terrorizëm në Arabinë Saudite, duke përfshirë edhe liderin fetar të pakicës shiite në këtë vend Nimr al-Nimr dhe porositi se BE-ja parimisht është kundër dënimeve me vdekje.

Shefja e diplomacisë evropiane shprehu edhe shqetësim të thellë për shkak të kanosjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe ato politike në Arabinë Saudite.

“Këto ekzekutime kanë potencial të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme me përshkallëzimin e tensioneve ndërsektare që janë të vazhdueshme në mbarë rajonin. U bëj thirrje të gjithë zyrtarëve sauditë që të nxisin marrëveshje mes grupeve të ndryshme në shoqëri dhe të gjithë të involvuarit të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në tejkalimin e krizës”, paralajmëroi Mogherini.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies