Fillimi LajmeBotaVriten dhjetëra ushtarë të Asadit

Vriten dhjetëra ushtarë të Asadit

nga Shekulli Agency

111-opozita-sirianeGrupet e armatosura opozitare në jug të qytetit të Sirisë, Halep të dielën kanë vrarë dhjetëra forca besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Assad, duke shkatërruar një numër të automjeteve të regjimit, sipas burimeve lokale.

Burimet thanë për Anadolu Agency (AA) se forcat e regjimit të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kishin sulmuar disa zona në jug të Halepit, duke shkaktuar përleshje me forcat opozitare, në të cilat 35 forca të regjimit u vranë dhe tetë automjete të regjimit u shkatërruan duke përfshirë edhe pesë tanke.

“Forcat e opozitës iu përgjigjën sulmit të regjimit me raketa dhe mortaja, duke shkaktuar humbje të rënda të forcave të regjimit, pavarësisht mbështetjes ajrore ruse”, tha një burim lokal për AA.

Burimi i njëjtë pohon se përleshjet e vazhdueshme kanë detyruar banorët e fshatrave Alhader dhe Aleis, që ndodhen në jug të Halepit, të largohen nga shtëpitë e tyre nga frika e bombardimeve ajrore ruse.

Ata gjithashtu vunë në dukje se një numër i konsiderueshëm i civilëve janë plagosur nga bombardimet ruse të fshatrave Marxh dhe Alzorba.

Rusia filloi kryerjen e sulmeve ajrore në Siri më 30 shtator. Sipas Kremlinit, thuhet se sulmet kanë për qëllim mbështetjen e regjimin të Asadit, aleat i njohur i Rusisë, si dhe kundër grupit militant DAESH.

Turqia dhe disa vende perëndimore, akuzojnë Rusinë se ajo në shënjestër ka edhe grupet e moderuara të opozitës siriane, të cilat janë kundër Asadit, disa prej të cilave kanë mbështetjen e Ankarasë dhe Washingtonit.

Të paktën 250,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011, sipas shifrave të OKB-së, me rreth 7,6 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit dhe mbi 4 milionë të larguar në vendet fqinje.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies