Fillimi LajmeBotaUshtria turke neutralizon dhjetëra terroristë të DEASH-it në Siri

Ushtria turke neutralizon dhjetëra terroristë të DEASH-it në Siri

nga Shekulli Agency

Në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, ushtria turke ka njoftuar se gjatë operacioneve të ditës së fundit janë goditur 174 objektiva dhe janë neutralizuar të paktën 42 terroristë të DEASH-it.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, thuhet se ofensiva e cila nisi më 24 gusht të vitit të shkuar ende vazhdon.

Në vijim të deklaratës thuhet se në ditën e 173 të kësaj ofensive, janë goditur 174 objektiva të organizatës terroriste DEASH. Ndërkohë 33 prej tyre janë goditur përmes operacioneve të forcave ajrore turke.

Sipas informacioneve paraprake të paktnë 42 militantë të organizatës terroriste DEASH, janë neutralizuar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies