Fillimi LajmeBotaUshtria turke ka larguar mbi 20 mijë persona që nga 15 korriku

Ushtria turke ka larguar mbi 20 mijë persona që nga 15 korriku

nga Shekulli Agency

isik-766Mbi 20 mijë persona deri më tani janë larguar nga Forcat e Armatosura të Turqisë për lidhje me organizatën terroriste FETO pas grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut, tha të enjten ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık.

Ai tha se në mesin e tyre 3.665 janë personel ushtarakë dhe 16.423 studentë ushtarakë.

Duke folur në një takim parlamentar në Ankara, ministri shtoi se edhe 2.855 të personelit të ushtrisë mbeten nën hetime ndaj akuzave të ngjashme.

Ministri u zotua për të luftuar kundër “tradhtarëve të FETO-s” deri në fund dhe “derisa nuk ka asnjë tradhtar të vetëm të mbetur në Forcat e Armatosura të Turqisë.

“Është detyrë kombëtare për të luftuar këtë organizatë terroriste, këtë rrjet tradhtarësh. Është çështje e mbijetesës së Republikës së Turqisë”, tha Işık.

Organizata terroriste FETO akuzohet për orkestrimin e grusht shtetit të dështuar më 15 korrik në Turqi si dhe për një fushatë të gjatë për përmbysje të shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, më saktë në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në grusht shtetin e dështuar më 15 korrik ranë dëshmorë 247 persona dhe u plagosën rreth 2.200 të tjerë

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies