Fillimi LajmeBotaUshtria e Lirë Siriane merr kontrollin mbi fshatin Keklice

Ushtria e Lirë Siriane merr kontrollin mbi fshatin Keklice

nga Shekulli Agency

opo-sirPjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë marrë kontrollin nga DAESH-i mbi fshatin Keklice, i cili është rreth tre kilometra larg kufirit turk me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së nga burime ushtarake, Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) sipas planit vazhdojnë me operacionin e gjerë ushtarak me emrin e koduar “Mburoja e Eufratit” të cilin sot në mëngjes e filluan me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të DAESH-it në veri të Sirisë.

Vazhduan sulmet me obusët “Stuhia” dhe avionë luftarakë. Ushtria opozitare e Lirë Siriane ka marrë kontrollin e fshatit Keklice, që ndodhet pesë kilometra në perëndim të qendrës së rajonit verior sirian Jarabulus, në provincën Halep.

Kontrollin mbi fshatin e kanë marrë në shoqërim të njësive të blinduara. Ushtria e Lirë Siriane hyri në qendër të vendit Keklice, teksa njëkohësisht formoi edhe unazë të sigurisë rreth fshatit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies