Fillimi LajmeBotaTurqia vazhdon të vijë në ndihmë të vendeve që kalojnë kohë të vështira

Turqia vazhdon të vijë në ndihmë të vendeve që kalojnë kohë të vështira

nga Shekulli Agency

Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se janë dorëzuar ndihma ushqimore dhe financiare në Palestinë dhe Jemen.

Turqia i ka përcjellë Përfaqësisë së Palestinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë një shumë me vlerë 1 milion e gjysëm dollarë me qëllim që të përmbushen aktivitetet shëndetësore në spitalet dhe ambulancat në Gazë.

Me anë të ndihmës financiare do të sigurohen nevoja shëndetësore në 13 spitale dhe 54 ambulanca.

Ndihma vazhdojnë edhe ndaj vendit mik dhe vëlla, Jemenit.

“6 mijë ton ndihma njerëzore janë nisur nga rrethi Mersin me destinacion Yemenin” tha Ministria e Jashtme e Turqisë.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies