Terroristët e PKK-së kanë kryer një sulm me auto-bombë ndaj ndërtesës së drejtorisë së policisë në qytetin Elazığ të Turqisë. Sipas të dhënave paraprake gjatë sulmit kanë rënë dëshmorë 3 policë si dhe janë plagosur afërsisht 100 persona të tjerë duke përfshirë edhe civilë.
Si pasojë e sulmit janë dëmtuar ndërtesa e drejtorisë së policisë së qytetit dhe ndërtesat përreth saj. Gjithashtu si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe automjetet në pjesën e brendshme të drejtorisë së policisë si dhe në zonën e shpërthimit është hapur një gropë e madhe.
Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur edhe prefekti Murat Zorluoğlu.