Fillimi LajmeBotaTurqi, shkon në 9 numri i ushtarëve të rënë dëshmorë në sulmin terrorist

Turqi, shkon në 9 numri i ushtarëve të rënë dëshmorë në sulmin terrorist

nga Shekulli Agency

Në sulmin e kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste PKK, jetën e kanë humbur 9 ushtarë dhe 11 të tjerë janë plagosur

amb-turNumri i ushtarëve të rënë dëshmorë në sulmin terrorist të kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste PKK ndaj stacionit të xhandarmërisë Dura, në Şemdinli të provincës Hakkari, është rritur në nëntë ndërsa 11 janë plagosur.

Terroristët në ora 09:45, sipas kohës lokale, bombarduar zonën në të cilën ndodhet stacioni i xhandarmërisë.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar një krater gjashtë deri në shtatë metra të thellë me diametër prej rreth dhjetë metra, duke shkaktuar edhe dëme ndaj objektit të stacionit të xhandarmërisë.

Siç mëson gazetari i AA në kohën e sulmit në afërsi të zonës ka patur edhe qytetarë të cilët po prisnin minibusin.

Stacioni Durak është në rrugën Şemdinli – Yüksekova. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh ambulancash.

Forcat e Armatosura Turke (TSK), bëjnë të ditur se ka nisur një operacion të gjerë të mbështetur edhe nga ajri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies