Fillimi LajmeBotaTurqi, në operacionin kundër DAESH-it 21 të arrestuar

Turqi, në operacionin kundër DAESH-it 21 të arrestuar

nga Shekulli Agency

Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në qytetin Shanliurfa të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 21 persona.

sulm-turqi-2285-7433Në kuadër të një operacioni të ndërmarrë në qytetin Shanliurfa të Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH janë arrestuar 21 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve mësohet se ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së qytetit në kuadër të punimeve kundrejt DAESH përcaktuan se në një ndërtesë në lagjen Beykapisi në rajonin Eyyubiye strehoheshin persona për t’iu bashkuar DAESH-it, mblidheshin para për personat të cilët tentonin të kalonin në Siri si dhe ishin në përgatitje për të kryer akte në Turqi me materialet e siguruara nga Rakka e Sirisë.

Ndër të tjera theksohet se të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e policisë ku po vazhdojnë procedurat e mëtejshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies