Fillimi LajmeBotaTurqi, lirohen 758 ushtarë nga 989 të arrestuar​

Turqi, lirohen 758 ushtarë nga 989 të arrestuar​

nga Shekulli Agency

gjykata-7666Prokuroria e Stambollit ka bërë një kërkesë për lirimin e 758 ushtarëve të arrestuar në kuadër të hetimit për tentativën e grushtit të shtetit nga organizata terroriste FETÖ.

Prokuroria e Stambollit ka rimarrë në pyetje 989 ushtarë dhe studentë ushtarakë në kuadër të hetimeve për tentativën e grushtit të shtetit nga ana e FETÖ-s.

Pas rimarrjes në pyetje komisioni hetimor ka vendosur të tërheqë padinë për 758 ushtarë nga të arrestuarit. Ndërkohë kërkesa e hetuesve është marrë parasysh nga gjykata e cila e ka konsideruar atë si një veprim të matur duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vend.

Nga ana tjetër masa e arrestit për 231 ushtarë të tjerë ende vazhdon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies