Fillimi LajmeBotaTurqi, konfirmohet aktakuza për tentativë atentati ndaj Presidentit Erdogan

Turqi, konfirmohet aktakuza për tentativë atentati ndaj Presidentit Erdogan

nga Shekulli Agency

Pjesëtarët e FETO-s natën e 15 korrikut sulmuan hotelin në Marmaris në të cilin kishte qëndruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

111-9888Gjykata e Lartë Penale në Muglla, ka konfirmuar sot padinë të ngritur ndaj 47 pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO të cilët në natën e 15 korrikut të këtij viti kanë marrë pjesë në tentativën për atentat ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në njoftimin me shkrim të prokurorit kryesor të Prokurorisë në Mugla, Nejip Topuz, theksohet se gjykata ka pranuar padinë për tentativë për atentat mbi Presidentit Erdogan që ka ndodhur në natën e 15 korrikut, në kohën kur ai gjendej në Marmaris.

Padia penale është ngritur kundër 47 personave, tre nga të cilët gjenden në arrati. “Gjykata në Mugla sot ka pranuar padinë me çka ka nisur procesi kryesor”, thuhet në njoftimin e prokurorit Topuz.

Pjesëtarët e organizatës terroriste FETO të infiltruar në radhët e forcave të armatosura turke, natën e 15 korrikut sulmuan hotelin në Marmaris në të cilin kishte qëndruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies