Fillimi LajmeBotaTurqi, arrestohen rekrutë të “Shtetit Paralel”

Turqi, arrestohen rekrutë të “Shtetit Paralel”

nga Shekulli Agency

Grupi u ndalua në qytetin Bursa, nën dyshimin se janë të lidhur me “shtetin paralel”, një organizatë kjo e cila është themeluar nga Gyleni për të rrëzuar qeverinë.

gulenPolicia e Turqisë ka arrestuar të enjten 11 punonjës të një organizate joqeveritare të themeluar për të ndihmuar studentët, ndërsa nën dyshimin se kanë përkrahur grupin terrorist të Fetullah Gylenit, njoftojnë burime nga policia turke.

Grupi u ndalua në qytetin e Bursës, nën dyshimin se janë të lidhur me “shtetin paralel”, një organizatë kjo e cila është themeluar nga Gyleni për të rrëzuar qeverinë nëpërmjet njerëzve të tij të infiltruar në institucionet e shtetit.

Burimi tha se të dyshuarit kanë pasur nën kontroll studentë nga universitetet private, kolegjet dhe shkollat e larta të cilët u kanë shërbyer atyre pasi më herët i kanë stërvitur për lëndët e provimeve shtetërore duke i sistemuar në polici, ushtri dhe institucione të tjera të shtetit.

Policia e Bursës zbatoi aksionin e arrestimeve në zyrat e OJQ-së dhe shtëpitë private, pasi në periudhën e fundit katër mujore kishte kryer hetime intensive, tha më tej burimi i paidentifikuar.

Madje, thuhet se dokumentet e konfiskuara mbajnë të dhëna për rreth 10 mijë njerëz, ndërsa të arrestuarit mbahen nën akuzën “anëtar i organizatës terroriste që ka furnizuar organizatën terroriste me anëtarë tjerë dhe ka grumbulluar të dhëna personale”.

Hetimet për “shtetin paralel” të nisura në vitin 2014-të kanë rezultuar me qindra shërbyes civilë të arrestuar, përfshirë policë dhe prokurorë publikë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies