Fillimi LajmeBotaTurqi – 45 sirianë shpëtohen në një operacion antiklandestin

Turqi – 45 sirianë shpëtohen në një operacion antiklandestin

nga Shekulli Agency

45 emigrantë me shtetësi siriane u shpëtuan nga anija mike (Dost Gemisi) e Rojës Bregdetare turke, ndërkohë që klandestinët e kishin nisur udhëtimin në det nga qyteza Çeshme e Izmirit me qëllim për të mbërritur në ishullin Hios të Greqisë.

ani-turTCSG Dost, është një nga 4 korvetat e Komandës së Sigurisë Bregdetare që ruan detet që rrethojnë Turqinë.

Në fakt vendi ku anija është e ngarkuar me misionin kryesor është provinca Samsun në Detin e Zi.

Por që nga data 25 dhjetor e kësaj anija është me detyrë në Egje, në kuadër të “Operacionit Shpresa”.

Zona turistike e Çeshmes në Izmir është një nga zonat që përballet me fluksin më intensiv të emigrancionit të parregullt, për shkak të afrisë me ishullin grek, Hios, që ndodhet vetëm disa milje përballë.

Ekipet e Rojës Bregdetare me të marrë informacionin kalojnë menjëherë në veprim dhe ndërhyjnë ndaj gomones apo anijes me klandestinë.

Pastaj motobarka tërhiqet drejt anijes së shpëtimit dhe emigrantët që ndodhen në gomone nxirren një e nga një bordin e korvetës turke.

Grupi me 45 sirianë këtë herë ishte me fat.

Ahmedi, një nga emigrantët që pranon ta ndajë me ngjarjen, e vendos sërish në një vend më të lartë Kuranin e Madhëruar, të cilin nuk e ndan për asnjë çast nga vetja.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies