Fillimi LajmeBotaTrump kritika OKB-së për rezolutën kundër Izraelit

Trump kritika OKB-së për rezolutën kundër Izraelit

nga Shekulli Agency

Trump pretendon se OKB-ja pavarësisht se ka potencial të madh aktualisht ajo nuk është asgjë më shumë se një klub ku njerëzit mblidhen, flasin dhe kalojnë një kohë të mirë

Presidenti i sapozgjedhur në SHBA Donald Trump pretendon se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) pavarësisht se ka potencial të madh aktualisht ajo nuk është asgjë më shumë se një klub ku njerëzit mblidhen, flasin dhe kalojnë një kohë të mirë.

Trump në llogarinë e tij në Twitter ka kritikuar OKB-në në një deklaratë ku thotë se: “OKB-ja pavarësisht se ka një potencial të madh aktualisht ajo nuk është asgjë më shumë se një klub ku njerëzit mblidhen, flasin dhe kalojnë një kohë të mirë. Shumë e trishtueshme”.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pas pranimit të rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e cila kërkon që Izraeli ti japë fund ndërtimeve të jashtëligjshme të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze.

Trump gjithashtu edhe më parë ka bërë thirrje për vendnosjen e vetos për vendimin ndaj Izraelit në KS-OKB. Në një deklaratë pas pranimit të këtij vendimi të marrë me abstenimin e SHBA-ve, Trump ka thënë se “Përsa i përket OKB-së, punët pas 20 janarit do të jenë ndryshe”.

Ndërsa ndaj deklaratës së presidentit amerikan Barcka Obama se “Po të garoja këtë vit mund ti fitoja zgjedhjet” në lidhje me zgjedhjet presidenciale të mbajtura me 8 nëntor, Trump ka publikuar në Twitter mesazhin se “Presidenti Obama është shprehur se mendon se mund të fitonte kundër meje. Ai mund të shprehet në këtë mënyrë, por për mendimin tim në asnjë mënyrë (nuk do mund të fitonte). Papunësia, DEASH, Obamacare”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies