Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë janë dhënë informacione në lidhje me gjendjen e të plagosurve në sulmin terrorist i cili ndodhi mbrëmë në Ankara
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bën të ditur se nga 61 personat e plagosur në sulmin terrorist në Ankara 30 prej tyre janë lëshuar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa nga 31 të plagosurit e tjerë 8 prej tyre janë dërguar për kurim në Akademinë Mjekësore Ushtarake Gülhane (GATA) ndërsa 23 të plagosurit e tjerë janë në trajtim mjekësor në spitalet tjera civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtabit të Përgjithsëm të Turqisë janë dhënë informacione në lidhje me gjendjen e të plagosurve në sulmin terrorist i cili ndodhi mbrëmë në Ankara.
Ndër të tjera në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se janë marrë informacionet se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.