Fillimi LajmeBotaSuedi, shpërthim i fuqishëm godet Asociacionin kulturor turk në Stokholm

Suedi, shpërthim i fuqishëm godet Asociacionin kulturor turk në Stokholm

nga Shekulli Agency

Shpërthimi ndodhi në të njejtën ditë me sulmin terrorist mbi automjetet ushtarake në Ankara

sued-poli-111-4574843Media lokale suedeze informojnë se një shpërthim i fuqishëm ka goditur Asociacionin kulturor turk në Stokholm, raporton Anadolu Agency.

E përditshmja suedeze Aftonbladet shkruan se të gjitha dritaret e ndërtesës ishin thyer.

Lidhur me shpërthimin policia ishte njoftuar në ora 21:35 minuta sipas kohës lokale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishin shkuar disa vetura të ndihmës së shpejtë dhe ekipe zjarrfikësish.

Nuk janë raportuar dëmtime në njerëz, ndërkohë policia po heton shpërthimin.

/AA/ Shekulli Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies