Fillimi LajmeBotaSHBA, Trump mbyll fondacionin e tij humanitar

SHBA, Trump mbyll fondacionin e tij humanitar

nga Shekulli Agency

Donald Trump, i cili më 20 janar dhe zyrtarisht do të fillojë të ushtrojë detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka marrë një vendim për mbylljen e fondacionit të tij humanitar “The Trump Foundation”.

Trump tha të shtunën se vendimi i tij është marrë në mënyrë që të shmang konfliktin e interesit gjatë kohës sa do të jetë president. Për të njëjtat arsye ai ka paralajmëruar se tërhiqet edhe nga detyrat në fushën e biznesit që ka pasur.

Prokurori kryesor i New York-ut, Eric Schneiderman, më herët nisi një hetim kundër fondacionit që kishte detyruar të njëjtin të pezullojë mbledhjen e fondeve në kuadër të shtetit të New York-ut.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies