Policia amerikane në një kumtesë thotë se 23 vjeçari i vrarë është qëlluar sepse ishte i armatosur dhe refuzonte të dorëzohej.
Protestat qytetare në Milwaukee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shndërruar në trazira të ashpra, si pasojë e pakënaqësisë nga vrasja e një të riu afro-amerikan nga policia vendase.
Ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe policia amerikane e cila në një kumtesë thotë se 23 vjeçari i vrarë është qëlluar sepse ishte i armatosur dhe refuzonte të dorëzohej.
Pas kësaj ngjarjeje qindra qytetarë vërshuan nëpër rrugët e qytetit, ndërkohë që tubimi doli prej kontrolli duke u përshkallëzuar në dhunë.
Disa objekte janë djegur dhe shkatërruar plotësisht, në mesin e të cilëve edhe një karburant.
Demonstruesit sulmuan edhe automjetet policore, ndërsa qyteti ishte aktiv pothuajse gjatë tërë natës.