Fillimi LajmeBotaSadiq Khan: Vendimi i Trumpit i turpshëm dhe mizor

Sadiq Khan: Vendimi i Trumpit i turpshëm dhe mizor

nga Shekulli Agency

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e quajti të turpshëm dhe mizor vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të shtetasve të shtatë vendeve me shumicë muslimane.

“Ndalimi i presidentit Trump që ka të bëjë për refugjatët dhe migrantët nga disa vende të caktuara është i turpshëm dhe mizor”, tha Khan në reagimin me shkrim. Sipas tij, edhe pse secili vend ka të drejtë të përcaktojë politikën e migracionit kjo politikë e re e SHBA-ve në mënyrë të qartë ndërhyn në lirinë dhe tolerancën të cilat janë bazë e vlerave amerikane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies