Fillimi LajmeBotaRusia nuk është “tërhequr” nga Siria

Rusia nuk është “tërhequr” nga Siria

nga Shekulli Agency

Sipas të dhënave të marra nga diplomatë perëndimorë thuhet se Rusia ka tërhequr 20 avionë bombardues dhe një të cilin e përdorte për transport nga Siria në datat 15 dhe 16 mars

rus-siriEdhe pse Rusia ka marrë vendim për pakësimin e pranisë së saj në Siri ende në këtë vend ajo ka 24 avionë bombardues të cilët janë të pajisur me teknologjinë e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të marra nga diplomatë perëndimorë thuhet se Rusia ka tërhequr 20 avionë bombardues dhe një të cilin e përdorte për transport nga Siria në datat 15 dhe 16 mars.

Por momentalisht Rusia ka ende në Siri gjithsej 24 avionë, 12 avionë të tipit SU-24, katër të tipit SU-30, katër të tipit SU-34 dhe katër të tipit SU-35.

Avionët e tipeve SU- 30 , SU- 34 dhe SU- 35 të cilët janë të pajisur me një teknologji të avancuar ndodhen të gatshëm për sulme në bazën ushtarake, Himejmim në Latakia. Ndërkohë prania e 12 avionëve të tipit SU-24 në këtë bazë ajrore nënkupton që Rusia mund t’iu kthehet në çdo moment bombardimeve në seri.

Nga ana tjetër përgjegjësi për Qendrën e Operacioneve pranë Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Sergey Rudskoy, në një deklaratë ditën e djeshme tha se çdo moment ata mund të fillojnë një ofensivë kundër atyre grupeve që shkelin marrëveshjen në Siri. Në fjalën e tij ai tha gjithashtu se në mbledhjen e specialistëve ushtarakë të mbajtur më 18 mars në Oman i ka dorëzuar një plan masash zyrtarëve të SHBA-së, por se këta të fundit i kanë thënë që nuk janë gati për vlerësimin e një plani të tillë.

– Prania e Rusisë në Siri-

Rusia që nga shtatori i kaluar ka dislokuar një numër të madh ushtarësh dhe mjetesh ushtarake në vijën bregdetare të Sirisë. Avionë të mëdhenj transporti i dislokuan këta trupa përmes Detit të Vdekur – Iranit – Irakut. Edhe pse reagimet e ndërkombëtarëve ishin të fuqishme forcat ruse në Siri më 30 shtatorë nisën sulmet në këtë territor nën moton e ”luftës kundër terrorizmit”. Por forcat ruse në vend që të sulmonin grupet radikale sulmuan pozicionet e opozitarëve të moderuar.

Në këto sulme Rusia përdori bazën ushtarake të Latakias. Në bazën Himejmim u vendosën avionët Su-24, Su-25, Su-30, helikopterë sulmues të tipit Mi-24 dhe avionë pa pilotë. Pas krizës me Turqinë ku një avion rus shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, Rusia deklaroi se ka dislokuar edhe raketat të tipit S-400 në këtë vend. Krahas këtyre Rusia kishte vendosur në bregdetin e kalave të regjimit të Asadit anijet ushtarake. Në këtë mënyrë Rusia sulmonte opozitarët e moderuar nga toka, deti dhe ajri. Krahas këtij aeroporti Rusia dihet që ka përdorur edhe aeroportin T-4 në Humus. Ndërkohë kohët e fundit u vu re që forcat ruse filluan të zgjerojnë edhe pistën e aeroportit Kamishli i cili gjendet në kufirin me Turqinë.

Pas arritjes së marrëveshjes për një armëpushim të pjesshëm më 27 shkurt Rusia vendosi të zvogëlojë praninë e saj në Siri. Edhe pse bëri këtë deklaratë më 13 mars opozitarët sirianë dhe ndërkombëtarët e panë me skepticizëm këtë vendim.

Ndërkohë pas deklaratave të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitriy Peskov, se Rusia do të mbrojë praninë e saj në Tartus dhe Himejmim diskutimet për rikthimin e forcave të tërhequra ruse në Siri u shtuan.

Nga ana tjetër zëdhënësi i operacioneve të Koalicionit Ndërkombëtarë kundër DAESH-it i kryesuar nga SHBA-ja, Steve Warren, në lidhje me tërheqjen e rusëve nga Siria tha se sasia e trupave të tërhequr nga Siria është vetëm sa “një dorë”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies