20
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse do të zgjidhte mes kandidatit për President në SHBA, Donald Trump dhe Kreut të PD-së, Lulzim Basha, do të preferonte këtë të fundit. Në një intervistë për media, para vizitës së tij zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Rama tha se nuk është i ashpër për deklaratat kundër Trump.
“Në lidhje me deklaratat ndaj Trump, nuk jam i ashpër, por i vërtetë. Ata që në Shqipëri zgjedhin Trumpin dhe jo mua, janë për t’u mëshiruar. Unë mes Trump dhe Bashës, do të zgjidhja Bashën, që në rrethanë tjetër s’do e zgjidhja kurrë”, ka thënë Rama.