Fillimi LajmeBotaProtestë kundër Trumpit në Australi

Protestë kundër Trumpit në Australi

nga Shekulli Agency

Mijëra persona janë tubuar në Melbourne për të protestuar kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Qytetarët, shumica e të cilëve ishin gra, të mbledhur në qendrën e qytetit Melbourne, protestuan marrjen e detyrës së Presidentit të SHBA-së nga Trump.

Protestuesit hodhën parulla kundër Trump dhe në fjalimet e tyre paralajmëruan se edhe në Australi mund të vijnë në pushtet liderë të ngjashëm me të.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë marshuar deri në godinën e Parlamentit të rajonit Victoria. Ata mbanin në duar pankarta ku kritikoheshin qëndrimet e Trump ndaj grave, emigrantëve dhe muslimanëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies