Policia turke dje organizoi bastisje të njëkohshme në Beyoglu dhe Zeytinburun të Stambollit ku u arrestuan dy persona.
Policia turke dje organizoi bastisje të njëkohshme në Beyoglu dhe Zeytinburun të Stambollit ku u arrestuan dy persona.
Pretendohet se në operacionet e ndërmarra nga ana e policisë turke në lagjet Beyoğlu dhe Zeytinburnu të Stambollit dy persona të arrestuar i përkisnin shërbimit inteligjent sirian El-Muhaberat.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e drejtorisë së policisë ekipet e departamentit anti-terror në dy operacione të ndërmarra kanë arrestuar sirianët Ahmed D. dhe Valid Ö. me pretendimin se janë agjentë të Shërbimit sekret sirian El-Muhaberat.
Gjatë kontrollit trupor të Ahmet D. u konfiskua një aparat elektronik dhe një hartë e Stambollit, ku në inspektimet teknike të kryera pretendohet se me aparatin nëpërmjet satelitit në një qendër në Damask janë dërguar koordinatat e ndërtesave të konsullatave të disa vendeve dhe të ndërtesave përreth në lagjen Beyoğlu.
Ndërsa Valid Ö. pretendohet se ishte në pritje të ardhjes së një ekipi special nga Siria për të kryer përgatitje të akteve të bujshme në qytet, ku për të përshpejtuar hyrjen e këtij ekipi në Turqi ai kishte kaluar në komunikim me trafikantët e qenieve njerëzore.
Ndër të tjera mësohet se procedurat për të dyshuarit janë ende në vazhdim.