Fillimi LajmeBotaPKK rrëmben, e më vonë i lë të lirë 3 gazetarë

PKK rrëmben, e më vonë i lë të lirë 3 gazetarë

nga Shekulli Agency

gaz-aaLihen të lirë 3 gazetarët e Anadolu Agency (AA) të rrëmbyer nga militantë të organizatës terroriste PKK një ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës së tyre në Nusajbin të Mardin-it.

Gazetari me përvojë i AA-së i cili gjithashtu ka marrë trajnim për korrespondent lufte, Rauf Maltaş, fotoreporteri Onur Çoban dhe kameramani Kenan Yesilyurt, ishin rrëmbyer nga militantë të PKK në qarkun Nusaybin të Mardin-it. Gazetarët e AA i janë dorëzuar sot një delegacioni të kryesuar nga deputeti i partisë HDP të këtij qyteti Ali Atalan dhe Kryetarit të kësaj partie në Mardin Ferhat Kut.

Gazetarët janë dërguar për të dhënë informacion të mëteshëm në drejtorinë e policisë së Nusajbin-it. Ndëkrohë vihet në dukje se militantët nuk ju kanë kthyer pajisjet gazetarëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies