Fillimi LajmeBotaPKK-ja përdor Katyusha ruse

PKK-ja përdor Katyusha ruse

nga Shekulli Agency

Burimet turke të sigurisë kanë publikuar listën e armëve kryesore që përdoren sot nga terroristët e organizatës separatiste PKK, ku dallon edhe raketa prodhim rus Katysha.

bom-pkk-3422jpgNë mesin e armëve të rënda që terroristët e PKK-së përdorin kundër operacioneve të forcave turke të sigurisë bëjnë pjesë raketa prodhim rus “Katyusha”, mitralozët “Zagroz-1″, “Zagroz-2″ dhe “Shiyar-1″, të cilat organizata i ka zhvilluar me ndihmën e fuqive të jashtme si dhe armë të tjera automatike.

Burimet e sigurisë kanë publikuar listën e armëve të shumta në numër që përdor sot organizata terroriste PKK, siç janë: pushkë për snajper, mitraloza të lehtë dhe të rëndë, raketa kundërtank, armë të mbrojtjes kundërajrore si dhe topa e mortaja të kalibrave të ndryshëm.

Zagros-1“, pushka me dylbi me distancë të gjatë qitjeje për snajper, është një armë gjysmëautomatike, të cilën PKK-ja e ka modifikuar me ndihmën që ka marrë nga të tjerët dhe e përdor shpesh.

Njoftohet se “Zagros-2” mund të përdoret edhe kundër automjeteve të blinduara, helikopterëve dhe komplekseve të ndryshme.

Shiyar-1” është një armë me distancë të gjatë qitjeje për snajper, e modifikuar duke e integruar në armët e rënda dhe i shtuar disa veçori të tjera. Organizata këtë armë e përdor kundër autoblindave, helikopterëve dhe komplekseve të forcave të sigurisë.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies