Fillimi LajmeBotaPërfundon procesi i votimit në 32 qytete në lindje të Turqisë

Përfundon procesi i votimit në 32 qytete në lindje të Turqisë

nga Shekulli Agency

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 32 qytete në lindje të Turqisë

votimet-turqiKa përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 32 qytete në lindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) i cili kishte përcaktuar më parë se procesi i votimit në disa qytete në Turqi do të fillonte në orën 07.00 dhe do të përfundonte në 16.00 theksohet se në qytetet Adıyaman, Ağrı, Artvin, Bingöl, Bitlis, Diyarbakır, Elazığ, Erzincan, Erzurum, Gaziantep, Giresun, Gümüşhane, Hakkari, Kars, Malatya, Kahramanmaraş, Mardin, Muş, Ordu, Rize, Siirt, Sivas, Trabzon, Tunceli, Şanlıurfa, Van, Bayburt, Batman, Şırnak, Ardahan, Iğdır dhe Kilis si dhe procesi i votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit (nëpër burgje) në këto qytete ka përfunduar në orën 16.00, sipas kohës lokale.

Nëse ende ka votues që presin të votojnë në qendrat e votimeve kryetarët e qendrave të votimit pasi të numërojnë këto persona do të lejojnë që ato të ushtrojnë të drejtën e votimit.

Ndërsa në qytetet e tjera dhe në pikat doganore procesi i votimit do të përfundojë në orën 17.00, sipas kohës lokale./AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies