Fillimi LajmeBotaPamjet e para nga Jarabulus pas marrjes nën kontroll nga Ushtria e Lirë Siriane

Pamjet e para nga Jarabulus pas marrjes nën kontroll nga Ushtria e Lirë Siriane

nga Shekulli Agency

kot-sirJanë publikuar pamjet e para nga qyteti i Jarabulus-it pas marrjes nën kontroll nga Ushtria e Lirë Siriane, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat Speciale Operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në bashkëpunim me Ushtrinë e Lirë Sirane dhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DAESH nisën ditën e djeshme një ofensivë për rimarrjen nën kontroll të qytezës kufitare me Turqinë, Jarabulus.

Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Mburoja e Eufratit” është bërë e mundur marrja nën kontroll e qytetit.

Pamjet e para të publikuara tregojnë qendrën e këtij qytetit të kontrolluar nga Ushtria e Lirë Siriane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies