Fillimi LajmeBotaNdërroi jetë ish-presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani

Ndërroi jetë ish-presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani

nga Shekulli Agency

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve raporton se ish-presidenti i këtij vendi, Akbar Hashemi Rafsanjani, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Agjencia iraniane e lajmeve lajmëroi se Rafsanjani është trajtuar më parë në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Detyrën e presidentit të Iranit, Rafsanjani e ka kryer nga viti 1989 deri në vitin 1997, ndërsa konsiderohet si një politikan me ndikim i cili ka pasur rol vendimtar në politikën e Iranit.

Ai ka mbështetur Hassan Rouhani, presidentin e tanishëm iranian.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies