Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se në takim janë diskutuar çështjet në lidhje me luftën kundër DAESH dhe çështje që kanë të bëjnë me tubaiconin e gazit “Rrejdha Turke”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i ndodhur në Malajzi për të marrë pjesë në takimin e 48 të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të vendeve të Azisë Jug-Lindore (ASEAN) u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se takimi i Çavuşoğlu me Lavrov ka zgjatur 35 min dhe në takim janë diskutuar çështjet në lidhje me luftën kundër DAESH dhe çështje që kanë të bëjnë me tubaiconin e gazit “Rrejdha Turke”.
Çavuşoğlu, pas takimit me homologun e tij rus Lavrov do të takohet me Sekretarin e shtetit John Kerry
