Këtë deklaratë Kryeministri rus e ka bërë gjatë një fjalimi në Konferencën e 52-të të Sigurisë në Mynih. Për këtë ai ka treguar si fajtor BE-në. “Jemi duke u rrokullisur drejt një periudhe të luftës së ftohtë” është shprehur ai.
Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka thënë se Rusia dhe BE-ja janë duke shkuar drejt periudhës të luftës së ftohtë.
Këtë deklaratë Kryeministri rus e ka bërë gjatë një fjalimi në Konferencën e 52-të të Sigurisë në Mynih. Për këtë ai ka treguar si fajtor BE-në. ”Jemi duke u rrokullisur drejt një periudhe të luftës së ftohtë” është shprehur ai.
Medvedev ka deklaruar se ndonjëherë mendon se është duke jetuar në 1962 dhe jo se ndodhet në vitin 2016. Duke fajsuar BE-në ai ka thënë se kjo ka ndodhur pas aneksimit të Krimesë për shkak të embargos të vendosur nga BE-ja dhe NATO ndaj Rusisë.
Duke theksuar se do të vazhdojnë të punojnë për paqen në Siri Medvedev është shprehur: ”Është një proces i cili po hecën ngadalë. Por nuk ka zgjidhje tjetër përveç një dialogu konstruktiv”.
/AA/ Shekulli Agency