Fillimi LajmeBotaMashtrimi me vendet e lira të punës/ 4 mijë në të gjithë Shqipërinë

Mashtrimi me vendet e lira të punës/ 4 mijë në të gjithë Shqipërinë

nga Shekulli Agency

pun-shq-54666Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit, në Shqipëri ka rreth 4 mijë vende të lira pune. Një shifër kjo e ulët në krahasim me atë të propaganduar nga ana e qeverisë. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, tha se vetëm në qytetin e Korçës janë 6 mijë vende pune.

Vendet më të shumta të lira janë në Tiranë dhe Durrës duke qenë se aty janë edhe kompanitë më të mëdha të biznesit. Profesionet që kërkohen më së shumti janë kryesisht punë profesionale dhe persona me arsim të mesëm. Kamarierë, punëtorë krahu, punonjës në fabrika, shofer taksie, kuzhinjerë, punonjës telefonikë, etj.

Përkundër asaj që dëgjohet cdo ditë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur disa herë se Shqipëria ka vende punë, por kërkohen profesionistë. Qeveria artikulon se në vend ka me mijëra vende pune të reja, por nga ajo çfarë raportohet në faqen e Shërbimit të Punësimit rezulton se ka vetëm 4038 vende vakante

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies