Fillimi LajmeBotaMançevski: Nuk komentojmë vendimet e Gjykatës Penale

Mançevski: Nuk komentojmë vendimet e Gjykatës Penale

nga Shekulli Agency

damjan111-Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski nuk ka dashur të komentoj faktin që Gjykata Penale nuk ka pranuar kërkesat e Prokurorisë Speciale  për të dërguar në paraburgim Edmon Temelkon, Mile Jankievski dhe të dyshuarit tjerë për manipulime zgjedhore. Ai tha se e përkrahin plotësisht punën e Prokurorisë Speciale.

“Kjo prokurori speciale u formua me ndihmën dhe me konsensus nga të gjithë partitë politike dhe partitë që përfaqësohen në Kuvendin e Maqedonisë. Shpresojmë se edhe më tej do të vazhdojnë të përkrahin punën e Prokurorisë Speciale”, ka deklaruar Mançevski.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies