Fillimi LajmeBotaKosovës i vjen përkrahje për UNESCO edhe prej vallznive Arabë‏

Kosovës i vjen përkrahje për UNESCO edhe prej vallznive Arabë‏

nga Shekulli Agency

Edhe Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim i vendeve të Gjirit Arab, ia ka konfirmuar Kosovës përkrahjen për anëtarësim në UNESCO.

sh-unescoKërkesa për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO i është shpërndarë të gjitha vendeve anëtare të GCC-së me udhëzimin që përfaqësuesit e tyre në UNESCO të koordinohen me përfaqësuesit e shteteve specifike dhe t’i nxisin që të mbështesin kërkesën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Në një notë verbale dërguar Ambasadës së Kosovës në Riad, të siguruar nga KosovaPress, Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim i vendeve të Gjirit Arab konfirmon mbështetjen për Kosovën.

“Sekretariati i Përgjithshëm dëshiron të njoftojë ambasadën e nderuar se ka shpërndarë përmbajtjen e shkresës suaj te shtetet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të vendeve të Gjirit Arab për t’i udhëzuar përfaqësuesit e tyre në UNESCO që të koordinohen me përfaqësuesit e shteteve specifike dhe t’i nixisin që të mbështesin kërkesën pë r anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë”, shkruan në notën verbale të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të vendeve të Gjirit Arab.

 

Shekulli Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies