Fillimi LajmeBotaKomandanti i forcave detare të NATO-s Johnstone: Nuk duam luftë të re të ftohtë

Komandanti i forcave detare të NATO-s Johnstone: Nuk duam luftë të re të ftohtë

nga Shekulli Agency

Në Stamboll po mbahet seanca e 62-të e Asamblesë parlamentare të NATO-s ndërsa komandanti i forcave detare të NATO-s, Clive Johnstone foli për rolin e aleatëve të Aleancës

johnstone-9799Komandanti i forcave detare të NATO-s, admirali Clive Johnstone tha se Rusia kërkon një rend të ri botëror, por se NATO nuk dëshiron që këtë vend ta trajtojë si armiqësor e as të hyjë në luftë të re të ftohtë.

Në Stamboll po mbahet seanca e 62-të e Asamblesë parlamentare të NATO-s ndërsa komandanti i forcave detare të NATO-s, Clive Johnstone foli në temën “Roli i aleatëve të NATO-s në Aleancës në periudhën post Varshavës”.

Duke treguar në procesin e modernizimit përmes të cilit kalojnë forcat detare të Rusisë, Johnstone tha se Rusia është duke investuar shumë në ndërtimin e anijeve të reja dhe predha artilerie për marinën.

Johnstone tha se Rusia kërkon një rend të ri botëror dhe nuk punon për të kontrolluar tensionet, por për rritjen e tyre, dhe shtoi se NATO-ja nuk duhet të mashtrohen nga këto trende.

“Rusia nuk është armiku ynë dhe ne nuk kemi ndonjë qëllim për të hyrë në një luftë të re të ftohtë. Megjithatë, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të kuptuar Rusinë, por të mos humbim dinjitetin dhe pozitën”, tha Johnstone.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies