Fillimi Opinion/AnalizaPREJ SOT NUK KA AS TERROR E AS TERRORIZËM BOTËROR…?!

PREJ SOT NUK KA AS TERROR E AS TERRORIZËM BOTËROR…?!

nga Shekulli Agency

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

Sot ne kemi të bëjmë me sulm të frymëzuar nga “Ideologjia Moderne” dhe jo nga feja. Është ideologjia e një grupi magnatësh kriminal që zotëron mjete të mëdha të çfarëdolloji, që ka ndërtuar një ideologji të tijën që fshehet pas saj, elementë të cilën e ka huazuar edhe nga ideologji të tjera romako-krimogene – ezoterike.

Në njëqind vitet e fundit të gjithë kemi të njëjtin shqetsim se, para syve Fuqitë Botërore çfaqin një pamje të luftës Globale e cila nuk zgjedh moshë, gjini, racë dhe ndaj asnjërit popull nuk ndjenë respekt. Ata filluan një periudh të re të paskrupullt për të shpaguar faturën më të madh kuptohet mbi gjeografinë tonë të afërt. Këtë do ta përjetojmë së shpejti ku “Kufijtë dhe Projektet” e përgaditura djallëzore do ta godasin botën!

Kurrë bota nuk ka qenë kaq e polarizuar dhe kaq keq e elektrizuar sikur në ditët e sotme që jep alarmin e fundit të katastrofës së afruar në horizontin e agimit të së sotmes. Gjendje kjo që ka ngushtuar hapsirën e të menduarit të shëndosh dhe racional që pikërisht është tregues se prapa saj fshehet lufta speciale ose “Operacioni Shqisor” për të kontrolluar gjykimin e drejtë.

 Prej sot më nuk ka as terror e as terrorist, por ka vetëm “Terror Shtetëror”!!

Ky projekt me këtë gjendje të krijuar është kërcënim më i rrezikshëm se pushtimet ushtarake të bëra deri më sot. Projekt ky që të gjitha dallimet i këthen në arrenë të luftës mes njëri tjetrit.  Nuk duhet të na verbëroj mendjen sulmet terroriste sepse janë vetëm mashtrime mediatiko-politike ngase realisht nuk ka më organizata terroriste. Ata janë projekte regjionale të fabrikuara nga disa fuqi gjeopolitike të ngjyrosura me elemente etnike, fetare ose sektare, por të gjithë ata janë servise që operojnë në emër të tyre.

Prej sot Sulmet Terroriste nuk janë më terrorizëm, por është ndërhyrje. Nuk është me rëndësi se kush është vrasësi, apo cila organizat terroriste e merr aktin mbi vete ngase e gjithë kjo nuk ka kuptim. Sepse në kuptimin e ngusht periudha e organizatave terroriste apo sulmet e tyre që prej moti janë përmbyllur. Ata veprojnë duke ndihmuar pushtetet kurse Pushtetet organizatat. Ky reciprocitet i ndërsjell ekzistonë për të organizuar një mjedis kaotik tek vende të caktuara të botës.

Me fjalë të tjera kjo do të thotë “GLOBALIZIM I BOTES” që dizajnohet sipas arshineve të tyre. Ky “Globalizim” nuk njeh asnjë kredo morale. Na duam apo jo ajo do të tentohet të ndodh. Bota Perëndimore këtë e ka ngulitur forte në kokë dhe ajo do të bëhet me dëshirë apo me gjakderrdhje!

Rikujtojmë se periudha e “All Kaedës” u mbyll sepse ishte vetëm një mbulesë nga e cila reinkarnoi “ISIS & DAESH-i”. Gatise sot i njëjti numër i shteteve dhe me kapacitete të njëjta ushtarake luftojnë terrorizmin të bashkuar në aleancë sikur gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër “Isis & Daesh” dhe nuk mund të zbrapsen, por ndodh e kundërta ata po rebelohen edhe më shumë duke kërcënuar botën. Kjo tregon fytyrën e vërtetë të Fuqive Botërore. Kjo Skenografi e tyre “tragji-komike vetëm se tallet dhe dhunon mendjen e shëndosh të opinionit botëror”!!!

Me anë të këtyre Projekteve prodhuan dhunën dhe krizën e refugjatëve për t’ua hutuar kokën e njerëzve Evropianë derisa ata qetësisht i kryejnë punët prapa masës. “Elita e botës” e shpiku Terrorizmin për të frikësuar popujtë paqedashës.

Populli në Evropë duhet të kuptoj se në këtë çast bëhet lufta e cila po shndërohet në globale dhe ajo është e drejtuar kundër civilëve. Kjo është trajta e re e imperializmit dhe kolonializimit që ka për qëllim t’i përul popujtë e botës drejt renditjes së re globale. Rendi Global nuk i shërben popullit, por mbron interesin e pakicës, gjegjësisht elitës. Grupet terroriste shfrytëzohen si mjet në luftën kundër shteteve të cilët kundërshtojn këtë elitë famëkeqe. Këta grupe terroriste shfrytëzohen si mjete për t’i disciplinuar masat popullore. ISIS-i nuk ekziston, ISIS është kreatur e tyre për të flasin shumë burime ushtarake në teren….

”Në vështirësi, turpi nuk është i dobishëm për asgjë. Heshtja jote thjesht bëhet aleat i atij që flet”, thotë Homeri.

Prandaj nuk duhet vonuar në vetdisijim dhe në syçeltësi. Ky projekt s’duhet lejuar të ndodh sepse, gjeneratat e ardhshme do të na akuzojnë për oportunizëm dhe bashkëpunim në gjenocidin kolektiv… Ne jemi përgjegjës për amanetin e trashëguar nga etërit tanë ku në mënyrë të prerë duhet protestuar që sot..!!!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies