Udhëheqësit shpirtërorë të Kishave Katolike dhe Ortodokse u takuan për herë të parë pas ndarjes së kishave më vitin 1054.
Pas takimit që zgjati rreth 2 orë midis Papa Françeskut dhe Patrikut të 2-të në kryeqytetin e Kubës Havana, u nënshkrua një deklaratë e përbashkët.
Në deklaratë të dy liderët shprehën keqardhjen e tyre për humbjen e unitetit të kishës. Kirill dhe Françesku i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bashkohet për ti dhënë fund terrorizmit.
Në deklaratë bëhet thirrje gjithashtu për mbrojtjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme.
Këtu Papa bëri një gafë të madhe historike, duke kërkuar nga Patriku Rusë që të bëhet çka është e mundur për të shpëtuar jetët e të krishterëve në lindjen e mesme, përkatësisht në Siri dhe Irak! -kur dihet fakti se në lindjen e mesme janë të rrezikuar edhe muslimanët dhe Evrejët (Çifutët)!
A thua gjaku i muslimanëve dhe Evrejëve nuk na qenka i shenjët sikur i të krishterëve ??