Instituti i Historisë Turke (TTK) ka nisur një punim të ri në lidhje çështjen armene. Instituti ka nisur të grumbullojë të gjithë artikujt shkencorë që janë shkruar në Turqi dhe në botë mbi këtë çështje.
Vëllimi me veprat që do të dalin pas këtij punimi shkencor do t’u dërgohet universiteteve dhe bibliotekave brenda vendit si dhe këshillave shkencorë jashtë shtetit.
Drejtori i Institutit TTK, Refik Turan, thotë se do të mblidhen në një botim prej disa vëllimesh të gjitha punimet shkencore që janë bërë deri më tani në Turqi dhe në botë në lidhje me çështjen armene.
Këto janë të vërteta shkencore të pakundërshtueshme nga opinioni publik, shtoi ai.
/TRT/