Fillimi LajmeBotaGjykata franceze jep vendimin, Haradinaj lihet në burg !

Gjykata franceze jep vendimin, Haradinaj lihet në burg !

nga Shekulli Agency

Gjykata e Colmar në Francë ka dhënë vendimin për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u arrestua një ditë më parë Aeroportin Bazel (Mulhouse), pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.

Sipas medieve vendase Gjykata ka vendosur burgim të përkohshëm për Haradinajn, ndërkohë që pritet kërkesa për ekstradim nga Serbia.

Dhoma e Hetuesve e Gjykatës së Apelit në Kolmar ka vendosur të presë mbi vlefshmërinë e kërkesës ligjore të Serbisë. Të enjten ajo sqaroi se Haradinaj do të mbahet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim dhe të sjellë faktet që pretendon se i disponon e për të cilat, sipas saj, Haradinaj nuk është gjykuar nga Haga.

Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij. Ai u lirua më 3 prill 2008, për shkak të mungesës së provave.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies