Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë theksohet se avionët mbrëmë dy herë kryen sulme mbi pozita të PKK-së në kodrën Buzul, në Yuksekova, jo shumë larg Hakkarit
Avionët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kanë bombarduar pozita të organizatës separatiste terroriste PKK në afërsi të qytetit juglindor turk Hakkari.
Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë theksohet se avionët mbrëmë dy herë kryen sulme mbi pozita të PKK-së në kodrën Buzul, në Yuksekova, jo shumë larg Hakkarit.
Nga sulmet janë shkatërruar një sasi e madhe e municionit, si dhe strehimore dhe shpella të cilat i kanë përdorur terroristët e PKK-së.